Lajmet e fundit

Në shoqërimin e forcave ukrainase, kryeministri Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën, panë nga afër shkatërrimin e rrethinës së Kievit dhe dëgjuan përjetimet e tmerrshme të agresionit rus.
Kjo gjendje e rënduar e qytetit të shndërruar në gërmadha preku liderët ballkanikë të cilët vizituan edhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.
Mbështetjen e tyre për Ukrainën e treguan para presidentit Volodymyr Zelenky, i cili doli jashtë t’i presë mysafirët shqiptarë.
Por ai ua ngatërroi emrat në paralajmërimin e vizitës në rrjetet e tij sociale, njofton Klan Kosova.
Abazoviqin e quajti kryeministër të Shqipërisë e Ramën të Malit të Zi.
Gabimi teknik u rregullua shpejt derisa ukrainasi i falënderoi shumë për vizitën e tyre në Kiev.
Këtyre nuk iu bashkëngjit fizikisht edhe kryeministri i Maqedonisë së veriut Dimitar Kovaçevski, por përmes një video-lidhjeje tregoi se është në anën e Ukrainës.
E nikoqiri konfirmoi se e mori edhe një përkrahje nga tre liderët.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit", tha Zelensky.
Abazoviq dhe Rama janë udhëheqësit e parë të shteteve të Ballkanit Perëndimor që zyrtarisht e vizitojnë Ukrainën.
https://www.youtube.com/watch?v=-6UOJOxdXHM&t=13s