Lajmet e fundit

Gazetarja Klesiana Omeri ka folur për takimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, me liderët e partive shqiptare në Maqedoni të Veriut.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se takimi do të fillojë nga ora 19:30, dhe nga partitë që e kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim deri më tani është Lëvizja Besa.
"Deri tani çka kemi mundur të mësojmë është se shumica e partive e kanë pranuar pjesëmarrjen përveç Lëvizjes Besa, pjesëtarë të së cilës kanë kërkuar që të kenë takim të ndarë", ka thënë Omeri, njofton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje shikoni videon më poshtë: