Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet.
Ai, me anë të një shkrimi në Twitter, ka theksuar se të gjithë kanë të drejtë t'i shprehin ato që i mendojnë rreth kësaj iniciative, kështu duke iu referuar deklaratave të Milo Gjukanoviq, presidentit të Malit të Zi
"Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot", ka shkruar Rama, transmeton KlanKosova.tv.