Lajmet e fundit

“Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro”, ka deklaruar Rama transmeton Klankosova.tv.Ai vlerësoi se problemi është zvarritur për vite me radhë dhe se ndërhyrja po bëhet vetëm pasi situata ka arritur në pikën më kritike. Sipas tij, kjo tregon një qeverisje që reagon me vonesë ndaj problemeve që mund të ishin parandaluar. I pari i kryeqytetit kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, tendencën që përgjegjësinë për dështimet aktuale ta adresojë te qeveritë e kaluara.
“Shtetin e gjete me autostrada të ndërtuara, ndërsa sot nuk arrin as t’i mirëmbash. Për çdo dështim fajin e ka e kaluara, ndërsa për çdo propagandë meritat i merr vetë”, u shpreh ai.Ai akuzoi ekzekutivin se po investon më shumë në komunikim publik dhe promovim sesa në zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve. Sipas tij, mungesa e përgjegjësisë institucionale po u kushton qytetarëve jo vetëm financiarisht, por edhe me pasoja tragjike.
“Një pushtet që investon më shumë në propagandë sesa në zgjidhjen e problemeve reale nuk përfaqëson ndryshimin që premtoi”, ka theksuar Rama.Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e sigurisë në autostrada dhe menaxhimi i projekteve infrastrukturore është rikthyer në qendër të debatit publik pas aksidentit tragjik që tronditi vendin.