Lajmet e fundit

Është një nga zgjedhjet më të rëndësishme që kur prej 48 vitesh ka krijuar firmën e tij, transmeton Klan Kosova.
Ralph Lauren ka vendosur të bëjë një hap pas, duke dhënë dorëheqjen nga detyra e administratorit të deleguar të grupit, por do të qëndrojë President dhe Drejtor Kreativ.
Stilisti amerikan 75 vjeçar, ndër figurat më me ndikim në botën e modës dhe ikonë e fashion, ia ka kaluar pozicionin e tij Stefan Larsson, veteran në H&M (ku ka qenë pjesë e ekzekutivit prej 15 vitesh) dhe president botëror i Old Navy, grup në pronësi të Gap.
E ardhmja dhe e kaluara: drejtori i ri, Stefan Larsson, dhe i vjetri, Ralph Lauren
“Jam entuziast për punën time dhe nuk po iki”, ka thënë Lauren. “Është një shoqëri me aksione dhe ne kemi përgjegjësinë për të pasur lidershipin e nevojshëm. Stefan do të sjellë diçka speciale, ka sensibilitetin e nevojshëm të projektimit dhe ndërtimit të biznesit”.
Larsson është 41 vjeç dhe do të emërohet CEO i Ralph Lauren gjatë muajit nëntor. Ai do të marrë në dorëzim një ndërmarrje që në vitin e fundit fiskal ka qarkulluar 7.6 miliardë dollarë.