Lajmet e fundit
Mesfushori thotë se ai do të pranonte të vraponte 5,000 kilometra, që një nga yjet e skuadrës të shkëlqejë.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq insiston se nuk është e lehtë të luhet me Lionel Messin, Neymarin dhe Luis Suarezin.
Treshja drejtoi katalanët drejt tripletës sezonin e shkuar, ndërsa shihet si një nga më të rrezikshmet në botë.
Rakitiq thotë se ata janë të kënaqur me sulmuesit, por pranon se është e vështirë të punosh me ta.
“Njerëzit mendojnë se është e lehtë të luash me ta, por s’është aspak kështu”.
“Ata janë lojtarë të një niveli tjetër dhe ata e kanë merituar që ne të luajmë për ta. Por, kjo nuk do të thotë që është e lehtë”.
“Edhe nëse duhet që të vrapoj 5,000 kilometra që ndonjëri nga ta të ketë moment të shkëlqyer, unë do ta bëj”.