Lajmet e fundit
Kroati Ivan Rakitiq, mesfushor i Barcelonës, mendon se rivaliteti me Real Madridin është i shëndetshëm.

Mefushori i Barcelonës, Ivan Rakitiq, mendon se rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është i mirë.
Rivaliteti mes dy skuadrave është rritur shumë viteve të fundit. Por, Rakitiq mendon se sukseset e asnjërës skuadër nuk do të ishin të këtilla pa këtë rivalitet.
"Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është gjë normale".
"Në fakt, kjo e bën futbollin të bukur. Është e rëndësishme të luftosh për klubin dhe të rritesh me rezultatet".
Mesfushori komentoi edhe deklaratate e bashkëlojtarit të tij, Gerard Pique, që krijoi hendek mes futbollistëve të dy skuadrave.
"Ishte moment me emocione të mëdha. Ai luan me futbollistët e Realit në kombëtare dhe jep gjithçka përkrah tyre".