Lajmet e fundit
Kroati ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën nga Camp Nou, por pritet që atë ta bëjë së shpejti, megjithë interesimin e treguar nga skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho

Ivan Rakitiq ka vendosur të injorojë interesimin e Manchester United dhe të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.
Kontrata e tanishme e mesfushorit me Barcelonën skadon në vitin 2019, por skuadra të mëdha të Europës kanë synuar, që nëse ai nuk e vazhdon atë, ta transferojnë në radhët e tyre.
Pritet që kroati të nënshkruajë vazhdimin e qëndrimit në Camp Nou, ndërsa agjenti i lojtarit ka mohuar kateogrikisht mundësinë e largimit të lojtarit.