Lajmet e fundit

Manchester United po e kërkon një mesfushor dhe këtë tashmë e ka konfirmuar trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho.
Për më tepër, mediumi spanjoll, Diario Gol, raporton se rrugëtimi i United drejt gjetjes së një mesfushori të denjë, mund t’i çojë ata në Camp Nou, respektivisht te kroati Ivan Rakitiq.
Kroati është lidhur me një kalim në Old Trafford edhe në të kalurën, dhe ky interesim mund të rinisë nëse kryesia e katalunasve është e hapur që t’i dëgjojë ofertat për të.