Fajin e pati Rakitiq, jo Messi - thotë Jerome Boateng.
"Ne u desh të ndalnim pasimin e Rakitiqit. Ky ishte problemi i vërtetë. Pas këtij pasimi, jo unë, por asnjë lojtar tjetër nuk do të mund të bënte gjë", ka deklaruar mbrojtësi i Bayernit.
Boateng ka thënë se e pati të pamundur ta ndalë Lionel Messin kur ky i fundit shënoi golin e dytë, në fitoren e Barcelonës kundër 3:0, të mërkurën mbrëma.
"Messi është më i miri në botë dhe askush nuk guxon të mbesë i vetëm me të".
Ai foli edhe për humbjen e baraspeshës në atë rast.
Lojtari defansiv i bavarezëve ka thënë se kritikat kryesore për veprimin e tij u bënë nga ata që i gëzohen mossuksesit të tij dhe të klubit.
"Të njëjtit heshtin kur unë dhe Bayerni luajmë mirë".
klankosova.tv
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.