Lajmet e fundit

Blutë e Londrës janë duke menduar që tani operacionin që do të tentojnë për sesionin e ardhshëm të merkatos ku synojnë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës Ivan Rakitic.
Siç publikojnë mediat spanjolle Rakitic po përballet me një konkurencë të fortë në Camp Nou, pasi në fund të sezonit do t’i bashkohet në rapartin e tij edhe Frenkie de Jong.
Klubi i Stamford Bridge shpreson që niveli i lartë i futbollit që zotëron Premier League ta bindë 30-vjeçarin t’i bashkohet skuadrës së Sarrit tashmë që pozicioni i tij në organikën e Valverdes mund të pësojë ndryshime duke e ulur disi nga hierarkia.
Blutë e Londrës projektojnë përforcimin e organikës në fund të këtij sezoni dhe Rakitic shihet si kandiati ideal për të zëvendësuar Cesc Fabregas që u transferua tek Monaco pak kohë më parë.
Me teknikun Sarri e ka bërë të qartë objektivin e tij për t’i dhënë fuqi të reja mesfushës. Blutë e Londrës piketuan fillimisht Leandro Paredes dhe Nicolo Barella në fillim të këtij muaji por për asnjërin prej tyre nuk u arrit kalimi në Londër.
Panorama që vjen nga klubi katalanas flet se drejtuesit e Barçës nuk kanë ndër mend aktualisht të lënë të shkojë një lojtar si Rakitic por pas nënshkrimit me Frenkie de Jong nga Ajaxi dhe kalimin hipotetik të Rabiot në Camp Nou situata mund të ndryshojë në fund të sezonit, ndaj nëse për Rakitic do të mbërrinte nga Chelsea një ofertë prej 125 milionë eurosh aq sa është dhe klauzola e tij e largimit, Sarri nuk do të përballej me murin e rezistëncës së spanjollëve.
Këtë sezon kroati 30-vjeçar numëron 30 prezenca me klubin braugrana ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në të gjitha kompeticionet.