Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të shkojnë nesër në Rusi për t'u takuar me një delegacion të nivelit të lartë të partisë ruse në pushtet të Vladimir Putinit "Rusia e Bashkuar".
Temë e bisedimeve në këtë takim pritet të jenë zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.
Në prag të kësaj vizite, shefi i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se homologëve rusë do t`ia përcjellë mirënjohjen e serbëve të Kosovës për Federatën Ruse dhe partinë e presidentit Vladimir Putin për atë që kanë bërë deri më tani në arenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.
Kreu i Listës Serbe ka potencuar poashtu se gjatë kontakteve të ardhshme në Moskë do të marrin mbështetje nga Rusia e Bashkuar për të vazhduar luftën për interesat e popullit serb dhe shtetit në Kosovë të cilën e kanë marrë gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare, raporton RadioKIm, transmeton Klan Kosova.
"Në takimin e ardhshëm do të konfirmohet edhe një herë miqësia e pathyeshme që lidh popullin serb dhe rusë dhe interesimin e palëkundur të Federatës Ruse për pozitën e serbëve në Kosovë ", përfundoi Rakiq, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.