Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës kanë pasur një takim me ambasadorët e vendeve të Quintit ku i është thënë që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe vendimet e Prishtinës.
“Mesazhet kryesore që dëgjuam ishin këto - vendet e tyre e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe prandaj edhe ata (ambasadorët) e mbështesin atë. Ata gjithashtu mbështesin vendimet e marra nga Prishtina, e në veçanti theksuan se përkrahin vendimet e Prishtinës për targa dhe një lloj dokumenti hyrje-dalje", tha ai në një konferencë për media nga Beogradi, raportojnë mediat në Serbi, raporton B92, transmeton Klankosova.tv.
Rakiq ka shtuar se nuk janë pajtuar me ambasadorët dhe se sipas tij "vendimi për targat nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit"
- Asnjë serb nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë. Për ne kjo nuk është punë e kryer dhe nuk do të jetë kurrë, tha Rakiq.
Goran Rakiq bashkë me katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës u pritën në takim në Beograd nga drejtori I Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.