Lajmet e fundit

Një sulm raketor rus goditi objektet e energjisë në qendër dhe në perëndim të Ukrainës të shtunën, duke dëmtuar edhe më shumë termocentralet ukrainase, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv
Sulmi duke përdorur raketa balistike dhe raketa lundrimi ishte sulmi i katërt ajror në shkallë të gjerë që synon sistemin energjetik që nga 22 marsi.
"Armiku përsëri bombardoi masivisht objektet energjetike të Ukrainës”, thanë kompania më e madhe private e energjisë elektrike, DTEK për Reuters, përcjell Klankosova.tv
Derisa, në qytetin e lindjes së Presidentit Volodymyr Zelenskiy, Kryvyi Rih, furnizimi me ujë u ndërpre pas goditjeve në objektet energjetike.
Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës.