Lajmet e fundit

Gati 10 mijë piramida betoni të njohura si "dhëmbët e dragoit" janë instaluar rreth rajonit të Kievit si një linjë mbrojtjeje kundër forcave ruse, sipas guvernatorit lokal.
Ruslan Kravchenko, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kievit, tha se qëllimi ishte që banorët të ndjeheshin "sa më të sigurt që të ishte e mundur".
Ai tha se fortifikimet që po ndërtohen do të përfshijnë "një sistem të gjerë llogoresh, gropash dhe lloje të tjera strehimoresh".
Një hendek antitank është ndërtuar tashmë përveç 10 mijë "dhëmbëve të dragoit", tha Kravchenko, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e ndalim punën për asnjë ditë, i kemi të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme”, ka thënë ai në Facebook.
Në fillim të këtij muaji, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se Ukraina po ndërtonte 2000 km fortifikime në tre linjat e mbrojtjes në vend.