Lajmet e fundit
Agjenti i asit të Juventusit ka mohuar mundësinë që francezi të largohet nga Torino, megjithëse shumë klube të mëdha janë të interesuara për të.

Mino Raiola ka mohuar spekulimet që e lidhin Barcelonën me një transferim të Paul Pogbas në fund të këtij edicioni.
Asi francez ka kontratë me Juventusinderi në qershor të vitit 2019, por Barcelona, Machester City dhe Chelsea kanë shprehur hapur interesimin për të.
Skuadra kampione e Evropës raportohet të jetë e para në këtë garë, por Raiola ka thënë se këto fjalë nuk janë aspak të vërteta.
“Klubet e mëdha do të trokasin prapë në derë për Pogban. Nuk e di cilat janë mundësitë e Juventusit për ta mbajtur”.
“Paul do të marr vendimin bazuar në ofertat që vijnë për të. Ai ishte në situatë të ngjashme edhe verën e shkuar”.
“A është Barcelona duke kryesuar garën për të nënshkruar me të? Vetëm Juventusi është i pari”.