Lajmet e fundit

Mino Raiola ka pasur një verë të mbushur me shumë punë, teksa fitoi 20 milionë euro nga kalimi i Pogbas te Manchester United.
Kryevepra e fundit e Raiolas ishte transferimi i Mario Balotelit te Nice, duke e larguar falas nga Liverpool dhe duke i rregulluar një kontratë sezonale prej 4 milionë eurosh.
"E çova te Nice sepse kampionati francez është shumë i fortë fizikisht, me stadiume të bukur dhe lojë të hapur, jo si në Itali".
"Klopp? Nuk u tregua korrekt dhe këtë e pranoi edhe Liverpooli. Nuk e gjykoj si trajner, edhe pse nuk më duket kushedi çfarë, por në aspektin njerëzor është një copë m***".