Lajmet e fundit
Sulmuesit suedez nuk i është rritur paga në 1,5 milionë euro ën muaj, pavarësisht raporteve.

Zlatan Ibrahimoviqit nuk i ësthë rritur rroga, për t’u bërë lojtari më i paguar në Francë, ka thënë agjenti i tij Mino Raiola.
Raportet thonin se skuadra franceze ia ka rritur pagën për 700,000 euro suedezit, por përfaqësuesi i tij ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Kurrë nuk kam prezantuar shifra për medie, por mund të them që ajo që është përmendur është e pasaktë”.
“Nuk është prekur kontrata e Zlatanit. As nuk është diskutuar kjo gjë”.
“Jemi takuar me drejtuesit e PSG-së në Doha, por Zlatan nuk ka kërkuar gjë”.