Lajmet e fundit

Agjenti Mino Raiola dëshiron që të shërbejë si ndërmjetësues që ta sjellë Mauro Icardi-n te Manchester United gjatë verës, raporton Corriere dello Sport.
Italiani duket se do që të bëhet përfaqësues i argjentinasit, ndonëse sulmuesi i Interit duket mjaft i lumtur që të vazhdojë së punuari me agjenten e tij aktuale, Wanda Nara-n, e cila është po ashtu gruaja e tij.
Nara thuhet të jetë në proces të negociatave me një marrëveshje të re me Interin, ndonëse Raiola po e ofron një mundësi që do ta dërgonte argjentinasin në Old Trafford.