Klubi i basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se është përforcuar me amerikanin Cavon Baker.
Baker do të jetë amerikani i pestë i skuadrës së Rahovecit.
Amerikani luan në pozitën 1/2, transmeton Klankosova.tv.
“Cavon Baker është aktualisht amerikani i pestë i skuadrës sonë që do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Baker është lojtarë i pozitës 1/2, gjatësia e tij prej 185 cm e bën atë mjaftë të shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit.
Së fundmi Cavon Baker është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s .
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.