Ka përfunduar ndeshja e basketbollit midis skuadrës Z-Mobile Prishtina dhe asaj të Rahovecit, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 87-84.
E gjithë loja është zhvilluar me një epërsi të ngushtë, gjë që ka ndezur tifozët e të dy palëve, transmeton Klan Kosova.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe lojës së mirë të prishtinasve, ata nuk arritën që ta fitojnë këtë çerekfinale.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën sportive të Rahovecit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.