Rahoveci është shpallur kampion i Kosovës në hendboll pasi e mposhti Kastriotin në finale.
Koha e rregullt u përmbyll me rezultat të barabartë, 25:25, ndërsa ishin vazhdimet ato që e përcaktuan fituesin.
Në vazhdime, Rahoveci shënoi plot nëntë herë, ndërsa Kastrioti realizoi vetëm gjashtë gola, ku rezultati përfundimtar ishte 31:34, njofton Klankosova.tv.
Rahoveci shpallet kampion për të dytin vit radhazi, duke arritur kështu ta mbroj titullin e fituar sezonin e kaluar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.