Për nder të poetit Xhevdet Bajraj, në shtëpinë e kulturës në Rahovec, u mbajt mbledhje komemorative e u kryen homazhe.
Aty kishte pjesëmarrës të shumtë, të cilët thurën lavde për shkrimtarin që vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. I pari i Rahovecit, Smajl Latifi, që bëri këtë organizim, tha se Bajrajn e kishin pasuri të çmuar.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie, mysafirët u nisën drejt varrezave. Aty u bashkua edhe kryeministri Albin Kurti, që tha se 62-vjeçari do të jetojë përherë e veprat e tij do të studiohen e mësohen nga pasardhësit.
https://www.youtube.com/watch?v=wKmEsC6Akpo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.