Një incident i zjarrit ka ndodhur sonte në një furrë të bukës në Rahovec, konkretisht në rrugën "Selajdin Mullabazi", rreth orës 22:05.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë.
Elezaj tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin.
"Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar", deklaroi Elezaj për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.