Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë së mërkurës në Rahovec.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.
Siç njofton policia, dy burra kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake.
Organet e rendit i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.
Nuk raportohet për të lënduar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.