Lajmet e fundit
21 vjeçari ka vetëm katër paraqitje në Premierligë që nga transferimi i tij nga Augsburg në gusht të vitit të shkuar.

Baba Rahman ka shprehur frustrimin e tij me mungesën e minutazhës në Stamford Bridge.
Ganezi kaloi tek gjiganti anglez nga Augsburg në gusht dhe derit ani nuk ka gjetur vend në formacionin startues.
Rahman ka luajtur në vetëm katër ndeshje dhe është i vendosur që kjo gjë të ndryshoj.
“Natyrisht që jam i frustruar me mungesën e minutave në fushë”.
“Nuk dua kësi eksperience”.
“Duhet të mësohesh me Premierligën dhe një klub si Chelsea kur je lojtar i ri si unë”.