Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka bërë të ditur se Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do të takohen nesër në Shkup.
Rafuna, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se me Odën Ekonomike të Serbisë do të takohen edhe ndaras për të diskutuar gjithë ankesat e prodhuesve vendorë.
"Ky është një takim i rregullt ku i diskutojmë çështjet me interes të përbashkët për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, bashkë do të takohemi edhe në prezencë të Komisionit Evropian ndërsa me Odën Ekonomike të Serbisë do të diskutojmë për barrierat që kanë bizneset kosovare që i ka ngritur Oda Ekonomike e Kosovës nga ankesat e prodhuesve vendorë" u shpreh Rafuna.
"Do të kërkojmë që të hjeken barrierat që po pengojnë bizneset kosovare që të eksportojnë mallra në Serbi".
Rafuna, mes tjerash, tha se këto takime do të mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit që bën bashkë Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
“Takimi do të jetë në margjinat e takimit të Bordit të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, është një mekanizëm që rrjedh nga Procesi i Berlinit ku janë të bashkuara tash e shtatë vjet të gjitha odat ballkanike”, tha Rafuna.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=2VN7IowBxHo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.