Jeta Rafuna, kandidate për deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka thënë se do të mbështeten bizneset në vend, nëse LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se edhe gratë do të kenë subvencione nga LDK-ja në bazë të punës dhe nevojës që kanë.
"Me ardhjen e Abdixhikut do të tentojmë që Kosova të ketë rritje me pesë për qind t'i ndihmojmë bizneset, si ato të vogla, dhe si bizneset e mesme. Natyrisht edhe grat me subvencione, nuk do te ketë subvencione për dajë dhe axhallarë, por do të ketë subvencione për gratë që e meritojnë".
"Kjo është një ndër prioritetet tona, natyrisht ne jemi parti e djathë, dhe mendojmë se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Kosovë", ka thënë Rafuna. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=d2dx3jGepEA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.