Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbrëmë në emisionin "Rubikon", foli për protestën e sotme e cila do të mbahet si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.
Ai thotë se në 1 mijë e 300 biznese janë të punësuar 143 mijë punëtorë, dhe nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, atëherë sipas Rafunës, protestat do të radikalizohen, transmeton Klankosova.tv.
“Janë 143 mijë punëtorë të punësuar në këto 1 mijë e 300 biznese. Tani të shohim, se nëse sot do të jetë vetëm hapi i parë, ku është vetëm për ta sjellur në vëmendje që biznesi nuk është i kënaqur me situatën dhe kërkesë të vetme e kemi që të na jepet një fazë e tranzicionit që së bashku ta menaxhojmë dhe ta caktojmë datën apo muajin se kur do të dalim në tregun e lirë”.
“Nëse s’ka reagim, nga ana e bizneseve ka kërkesa që të shkohet duke u shtuar apo duke u radikalizuar protesta. Biznesi nuk pajtohet që më 1 qershor të detyrohet që të shkojë në tregun e hapur. Përgatitjet nuk janë bërë, nuk është përgatitur tregu”, tha Rafuna.
https://www.youtube.com/watch?v=EfT1tXoEg_s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.