Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është i etur për të luajtur me Interin në Ligën e Kampionëve, megjithëse ai mendonte se do të kalonte përfundimisht në San Siro pasi kaloi gjashtë muaj në huazim te Inter.
25-vjeçari pati paraqitje të mira në Serie A, por nuk arriti të nënshkruaj me “Nerazzurrët” gjatë verës.
"U ndjeva përsëri si një futbollist dhe isha i lumtur duke bërë atë që më pëlqen më shumë. Për mua, kjo ishte një përvojë e pabesueshme. Isha i befasuar kur e shijova aq shumë, shokët e mi të ekipit ishin të shkëlqyeshëm, skuadra ishte fantastike”, ka thënë braziliani.
Ai nuk është i gatshëm të kaloj të ardhmen e tij tek Barca pa kushte, pavarësisht se ka mbetur në klub pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, transmeton Klan Kosova.
“Nëse ata nuk llogarisin në mua në janar, atëherë gjëja më e mirë për mua dhe ata do të ishte një rrugëdalje. Por unë jam i lumtur këtu", pranoi ai.
Rafinha deri më tani është paraqitur katër herë për Barcelonën në sezonin 2018/19.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.