Lajmet e fundit
Shefi i pankinës së skuadrës mbretërore ka mbajtur një takim me mesfushorët duke u treguar atyre saktësisht çka kërkon nga ata.

Rafa Benitez është duke punuar shumë në ndërtimin e një skuadre të fuqishme, pozitë për pozitë. Javën e shkuar, ai punoi me mbrojtjen, duke u sqaruar të gjithëve çka ai do të shoh në fushë. Tani është radhe e mesfushës.
Të martën, mesfushorët përveç Lucas Silvas qëndruan për të biseduar me trajnerin pas stërvitjes. Kroos, Modric, Illarra, Casemiro dhe Marcos Llorente ishte pjesëmarrës në atë që mund të quhet monolog 20 minutësh i Rafa Benitez.
Benitez foli për pozitat atakuese dhe mbrojtëse në mesfushë. Fokusi i tij kryesor ishte në fokusim të presionit; si mesfushoërt qëndrorë duhet të lëvizin me top, derisa të tjerët mbajnë pozitat e tyre dhe sigurojnë vijën e fundit.
Rafa u tregoi se nuk do që të përsëritet ndeshja e javës së shkuar, kur Kroos ishte i mbingarkuar me detyra. Mesfusha është çelësi për një skuadër të suksesshme dhe Benitez e ka përsëritur këtë shumë herë.
Por, mesfushorët nuk do të jenë të fundit pjesëmarrës në klasët e Benitez, pasi javën e ardshme do të jetë radha e sulmuesve.