Lajmet e fundit
Casemiro e Illaramendi nuk kanë shprehur dëshirë të largohen nga klubi, duke i pamundësuar Rafa Benitezit të sjellë ndonjë mesfushor tjetër në skuadër.

Rafa Benitez mund të mos ketë shumë zgjidhje në mesfushë.
Spanjolli që mori timonin e skuadrës mbretërore ka në dispozicion Toni Kroos e Luka Modriq si lojtarë startues në qendër të mesfushës, por zëvendësimet nuk janë të nivelit të duhur.
Prandaj, nëse Casemiro e Asier Illaramendi nuk largohen këtë verë nga skuadra, ai nuk do të ketë as mundësinë për të sjellë dikë në Madrid.
As njëri e as tjetri nuk kanë shprehur dëshirë për tu larguar nga klubi, duke e vënë në pozitë të vështirë strategun spanjoll.