Lajmet e fundit
Të mërkurën në orën 13:00, në zyrat e Santiago Bernabeut, Florentino Perez do të firmosë me teknikun e ri të madrilenëve.

Reali i Madridit tashmë ka programuar gjithçka për sa i përket prezantimit të Rafa Benitez.
Të mërkurën në orën 13:00, në zyrat e Santiago Bernabeut, Florentino Perez do të firmosë me teknikun e ri të madrilenëve.
Pas prezantimit 55 vjeçari do të japë dhe një konferencë për shtyp përpara gazetarëve spanjollë, të cilët kanë ditë që presin të përballen me Benitez, transmeton supersport.al.
Tani nuk ka me kthim pas, të dyja palët kanë arritur akordin dhe marrëveshja është pothuajse e mbyllur pavarësisht se ende mungon telefonata ku presidenti i ”los blancos” pret të marrë “OK” përfundimtar nga ana e trajnerit.