Lajmet e fundit
55 vjeçari ka hedhur poshtë raportimet se ka mungesë komunikimi mes asit portugez dhe shtoi se ai ka raporte të mira me Gareth Bale.

Rafa Benitez ka thënë se është lodhur duke dëgjuar dhe lexuar se si ai nuk ka raporte të mira me Cristiano Ronaldon, duke i quajtur të gjitha gënjeshtra.
Benitez ka kohë që është subjekt i raportimeve për marrëdhëniet jo të mira me Ronaldon, por ai i ka mohuar të gjitha.
“Ka gazetarë të mirë dhe të tjerë që janë kundër Realit. Të gjitha bëjmë gabime, por s’është i tillë gënjeshtra në lajm”.
“Thonë që kam probleme me Ronaldon, që nuk flas me të. Gënjeshtra. Unë bisedoj me të çdo ditë”.
“Edhe me Balen Cristiano ka raporte të mira. Gjëja më me rëndësi është që të dy kanë një qëllim të përbashkët – ta ndihmojnë Realin të fitojë”.