Gazetari, Faton Mehmeti ka folur për rrjetin e bashkëpunëtorëve të Milan Radoiçiq në Kosovë.
Sipas tij, që foli në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është një ndër ata.
“Zllatan Ellek është kryetar i Listës Serbe dhe një nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Ai për një kohë ka qenë pjesë e institucioneve paralele në veri dhe ka shërbyer edhe si drejtor i spitalit atje”, tha Mehmeti.
Sipas tij, Ellek është i përfshirë thellë në strukturat që refuzojnë autoritetin e institucioneve të Kosovës. “Vetëm një ditë pasi u refuzuan institucionet e Kosovës në veri, Ellek doli dhe deklaroi se ‘Ne e mbështesim fuqishëm Vuçiqin, jo Kurtin", u shpreh Mehmeti.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.