Këngët e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, janë duke u tërhequr nga fonetekat e radiove, pas një valë akuzash të reja ku pretendohet se këngëtari tashmë i ndjerë, ka abuzuar seksualisht me fëmijët.
Tani është radio Smooth, ajo e cila ka larguar nga transmetimi performancat e jashtëzakonshme të mbretit të muzikës, Michael Jackson, njofton Klan Kosova.
Nova Entertainment Company u bë kompania e parë australiane që mori një qëndrim pas transmetimit të dokumentarit "Leaving Neverland" të enjten në mbrëmje, në të cilën këngëtari u akuzua për abuzim seksual të fëmijëve.
Ai ndjek vendimin e tre radiostacioneve në Kanada, një në RNZ, në Holandë dhe në Zelandën e Re, të cilët gjithashtu kanë ndaluar hitet e Jacksonit, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.