Lajmet e fundit

Rachel McAdams thotë se ajo ka pritur “shumë gjatë” që të bëhet nënë.
Duke folur për herë të parë për djalin e saj shtatëmuajsh, aktorja ka thënë për The Sunday Times se ajo “nuk donte të bëhej nënë para se të ishte koha e duhur”.
“Është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur në jetë, të jem e sinqertë. Njerëzit thonë se pasi të bëhesh nënë, jeta nuk është më vetëm e jotja, por unë kisha 39 vjet jetën vetëm për vete – isha lodhur duke u marrë vetëm me veten, kisha nevojë të ktheja vëmendjen tek dikush tjetër”, ka thënë ajo.
40 vjeçar McAdams dhe i dashuri i saj, skenaristi Jamie Linden, janë bërë prindër të fëmiut të tyre të parë në muajin prill, por që emrin e djalit të tyre akoma nuk e kanë bërë të ditur.
“Unë dua ta mbaj jetën e tij private, edhe pse nuk është jeta ime”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse, aktorja po e shijon rolin e saj si nënë – megjithatë ajo ka thënë se kjo nuk është një detyrë aspak e lehtë, por plot me sfida.
“Unë po e shijoj më shumë se sa e kam menduar të qenit nënë. Edhe në ditët më të vështira, ka diçka të lezetshme”.
Por a do të ketë fëmijë të tjerë në jetën e Rachel McAdams?