Aktori Synaj Raça nuk është pranuar në konkursin për t’u bërë pjesë e teatrit “Dodona”.
Lidhur me këtë ai ka folur në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, duke thënë se nga ky konkurs janë pranuar aktorë të rinjë.
''Unë janë themelues i teatrit Dodona, unë kam startu aty, shfaqja e parë është realize nga ana ime, me regjinë e Faruk Begollit, shfaqja e dytë poashtu. Në kohën e okupimin serb, ne e kemi mbajtë gjallë fjalën shqipe në skenën e atij teatri, i cili ka qenë si platformë televizive'', tha Raça.
Raça theksoi se në atë kohë nuk ka pasur konkurse e as paga.
''Ne e kemi mbajtë veten me ato shitjet e biletave që kemi bë'', shtoi ai.
Sa i përket konkursit në të cilin ai nuk u pranua, Raça shton se e kanë pritur me kënaqësi, po aq sa edhe me skepticizëm, njofton Klankosova.tv.
''Në panelin që i kanë zgjedh këta aktorë, kanë qenë tri zonja dhe një gjysëm zotëri, të cilët e kanë vlerësu punën time si të pamjaftueshme për të kaluar pragun e për t’u bërë pjesë e ansamblit resident të këtij teatri''.
Raça tutje pohoi se anëtarët e atij komisioni kanë qenë njerëz të cilët kanë mësuar shumë nga ai dhe kolegët e tij, sepse janë shumë më të ri në moshë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.