Adrien Rabiot pranoi se ribashkimi me Massimiliano Allegri te Milani luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e tij për transferimin këtë verë.
Rabiot, përforcimi i ri i Milanit gjatë merkatos së verës, u prezantua në një konferencë për shtyp të premten.
Mesfushori francez kompletoi një kalim përfundimtar prej 10 milionë eurosh nga Marseille, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Jam gati dhe në formë. Jam këtu për të ndihmuar. Nëse trajneri më hedh në fushë, do të bëj gjithçka që të ndihmoj skuadrën të fitojë,” tha ai. “Kemi ndarë shumë bashkë. Te Juventusi u ndjeva menjëherë rehat me të. Ai ka mentalitetin e duhur për të fituar. Dua të shënoj të paktën 10 gola,” tha Rabiot.
Rabiot pritet të jetë startues ndaj Bolognës të dielën në orën 20:45.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.