Përforcimi i Milanit në merkaton verore, Adrien Rabiot pritet të arrijë të enjten në Milanello për të filluar avanturen e re, pas ndërprerjes së periudhës me kombëtaren franceze.
Mesfushori u fut në ndeshjen Francë–Islandë në minutën e '70-të, por tifozët francezë e fishkëlleuan që para se të hynte në fushë dhe sigurisht që arsyeja ishte nga mënyra sesi ai u largua nga Marseille, transmeton klankosova.tv.
Trajneri Didier Deschamps reagoi ashpër, duke e mbrojtur Rabiotin:
"Është e papranueshme, ai është lojtar i Francës."
Me Rabiotin në Milanello pritet të mbërrijë edhe portieri dhe kapiteni i Rossonerëve, Mike Maignan.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.