Lajmet e fundit

Mesfushori i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot ka refuzuar kontratën e re me klubin e tij raporton Paris United.
Kontrata e francezit është e vlefshme deri në fund të sezonit dhe paga prej 7.2 milionë eurosh e ofruar nga PSG nuk po i mbush syrin atij, përcjellë Klan Kosova.
Rabiot është duke u lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona e cila raportohet t’i ketë ofruar atij pagë prej 10 milionë eurosh.
Përveç ekipit spanjoll për shërbimet e 23 vjeçarit janë të interesuara edhe ekipet italiane Milan dhe Juventus.