Lajmet e fundit

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka refuzuar një tjetër ofertë për të zgjatur kontratën me skuadrën Paris Saint-Germain.
Rabiot mund të largohet nga PSG në fund të sezonit nëse ai vendos që mos të vazhdojë kontratën e tij.
Me interesin e treguar nga shumë skuadra europiane, ai mund ta braktisë skuadrën franceze, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
PSG i ka ofruar atij një rrogë prej nëntë milion eurosh. Mirëpo, Rabiot është duke kërkuar të paktën 10 milion euro.