Lajmet e fundit

Ylli i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, e ka zbuluar admirimin që ka për Liverpoolin, duke shprehur dëshirën që të kalojë në Premier Ligë në të ardhmen.
Rabiot është bërë titullar te PSG, dhe ka dalë pikërisht nga akademia e këtij klubi.
“Ka shumë liga të mira”, Rabiot tha për RMC-në.
“Është po ashtu pasuruese të shkosh diku tjetër, por për momentin jam i lumtur te PSG”.
“Do të doja të luaja në Premier Ligë. Nuk ka medoemos një klub të caktuar, edhe pse kur isha i ri, isha fans i madh i Liverpoolit”, shtoi ai.