29.06.2019 · përditësuar para 2590 dite1 min lexim
Adrien Rabiot është bërë mesfushori i dytë që i është bashkuar skuadrës Juventus gjatë transferimeve të kësaj vere.
Futbollisti francez është transferuar nga klubi Paris Saint-Germain pasi që atje ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Rabiot do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin, prej së cilës pritet t’i përfitojë shtatë milionë euro për sezon.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.