Një person në Prizren ka humbur jetën pas kontaktit me rrymë.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Fsh. Hoq e Qytetit, Prizren 17.05.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.