17.03.2019 · përditësuar para 2676 dite1 min lexim
R Kelly mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me nënën e Aaliyah dhe sipas tij pretendimet për një gjë të tillë janë një përpjekje e dëshpëruar për vemendje.
Lisa Van Allen, e cila akuzoi Kelly për abuzime në "Surviving R Kelly", - tha se Kelly i tha asaj se ai dhe nëna e Aaliyah, Diane Haughton, kishin disa takime seksuale. Van Allen pretendon se Kelly qëndroi në shtëpinë e Aaliyah në Detroit në vitet e 90'ta dhe pasi ajo binte në gjumë, ai dilte në dhomën e ndenjes dhe kryente veprime të ndryshme seksuale me nënën e saj.
Burimet e afërta me R Kelly thonë se ai e mohon absolutisht këtë dhe se ai dhe Diane nuk kishin asgjë tjetër përveçse marrëdhënie miqësore.
Kelly u martua me Aaliyah në vitin 1994 kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare... por avokati i tij, Steve Greenberg, pretendon se Aaliyah gënjeu për moshën e saj kur ata u kurorëzuan.
Kelly do të kthehet në gjykatë më 22 mars.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.