R. Kelly është afër rrezikut që të shkojë menjëherë në burgun e County Cook për mos pagesën e më shumë se 160 mijë dollarëve për mbështetje financiare për fëmijët.
Burimet e lidhura me këngëtarin tregojnë se Kelly nuk e ka mbuluar shifrën prej 161,633 dollarëve që i detyrohet ish-gruas së tij, Drea Kelly, dhe afati i fundit është sot, e mërkurë në orën 10:00 - kohë lokale.
Nëse Kelly nuk e kryen pagesën deri në atë kohë, mund të dënohet me burg.
Ironikisht, Kelly në intervistën e tij në CBS kishte qarë duke thënë se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me fëmijët e tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.