Lajmet e fundit

Monogamia është themeli i shoqërisë sonë.
Një qytet është në hall, për shkak se atje jetojnë aq shumë femra sa që shumica e meshkujve i kanë nga dy ose tri të dashura.
Dongguan, në jug të provincës Guangdong në Kinë, është i njohur për prodhimin e produkteve elektronike iPhone dhe iPad – dhe gjithashtu njihet edhe si ‘kryeqyteti kinez i seksit’, raporton kohajone.
Falë rregullës kineze për të lindur vetëm një fëmijë, që operon në Kinë tashmë e disa vite, vendi ka një çekuilibër të madh gjinor, duke pasur miliona më shumë femra se sa meshkuj.
Fabrikat lokale nuk preferojnë t’i marrin në punë meshkujt, pasi që nuk i shohin ata si të besueshëm dhe në vend të tyre u ofrojnë punë më shumë femrave.
Kjo do të thotë se qyteti ka më shumë femra se meshkuj, me meshkuj të cilët kryejnë punë të rastësishme, duke i lënë shumicën e tyre pa punë.
Disa e pranojnë se kanë dy ose tri të dashura të përhershme në të njëjtën kohë. Një burrë tha për një TV lokal se aty është më e lehtë të gjesh të dashur se sa punë.