Lajmet e fundit

Pritjes së gjatë 33-vjeçare i erdhi fundi.
Shampanja e Scudettos është gati të hapet në qytetin e Napolit i cili është gati për festën madhështore.
Mjafton që Lazio mos të fitojë ndaj Interit dhe Napoli të rrëmbejë të trija pikët ndaj Salernitanës për t'u shpallur kampioni i ri i Serie A.
E për kënaqësinë e popullit napolitan, ndeshja ndaj Salernitatës është zhvendosur të dielën nga ora 15:00, atëhërë kur rezultati nga Inter-Lazio veç se do të dihet.
Ndërkohë në çdo cep të qytetit janë vendosur ngjyrat e klubit.
Çdo rrugë është pikturuar me banderola, flamuj dhe çdo ide tjetër të mundshme për të vlerësuar e falënderuar Spaletin dhe djemtë e tij.
Klubi ka lajmëruar se në rast triumfi, nuk do të ketë një parakalim me autobus të hapur, edhe për arsye sigurie.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.