Qyteti amerikan i Denverit do të votojë në një referendum që në efekt do të miratonte përdorimin e kërpudhave magjike.
Nëse miratohet, masa do të pengonte zyrtarët nga "shpenzimi i burimeve për të shqiptuar dënime penale" për përdorim personal dhe posedim të kësaj droge.
Kërpudhat magjike përmbajnë një kemikat psikodelik, psilocybin, i cili sipas ligjit federal amerikan i takon të njëjtit grup droge të ndaluara si heroina ose LSD.
Denver dekriminalizoi marihuanën në vitin 2005 përpara shtetit të Kolorados.
Referendumi i së martës është votimi i parë publik në SHBA mbi kërpudhat magjike.
Votuesit do të pyeten nëse përdorimi personal dhe posedimi i drogës duhet të jetë "përparësia më e ulët e zbatimit të ligjit" të qytetit.
Nëse miratohet, aktgjykimi do të zbatohej për banorët e qytetit të Denver dhe të Qarkut mbi moshën 21 vjeçare.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.